Që nga viti 2000 · Anëtare e ESR

Shoqata e Radiologëve të Kosovës

Shohim përtej sipërfaqes.

Organizata profesionale joprofitabile që bashkon mjekët radiologë dhe specializantët e radiologjisë në Kosovë.

Harta e Kosovës: e artë në të majtë të vijës së skanimit, reliefi bardh e zi në të djathtë

Rreth nesh.

Shoqata e Radiologëve të Kosovës (SHRK) është organizatë profesionale joprofitabile, e themeluar në vitin 2000, që bashkon mbi baza vullnetare mjekët specialistë të radiologjisë diagnostike dhe intervenuese dhe mjekët në specializim.

Qëllimi ynë është përparimi i radiologjisë diagnostike dhe intervenuese në Kosovë, përmes edukimit të vazhdueshëm profesional, standardeve të larta të punës dhe bashkëpunimit me shoqatat rajonale dhe evropiane.

Më shumë rreth nesh
Themeluar
2000
Selia
Klinika e Radiologjisë, QKUK, Prishtinë
Anëtarësia ndërkombëtare
Anëtare institucionale e Shoqatës Evropiane të Radiologjisë (ESR)

Çfarë bëjmë.

  • Edukimi i vazhdueshëm

    Ligjërata, punëtori, konferenca dhe trajnime praktike (CME) për anëtarët.

  • Standardet profesionale

    Ngritja e nivelit profesional të punës dhe mbrojtja e të drejtave të radiologëve.

  • Bashkëpunimi ndërkombëtar

    Bashkëpunim me shoqatat profesionale rajonale, evropiane dhe më gjerë.

  • Shërbimet radiologjike

    Kontribut në organizimin e shërbimeve radiologjike dhe në mbrojtjen nga rrezatimi jonizues.

Anëtarësimi.

Anëtar i rregullt mund të bëhet çdo mjek specialist i radiologjisë, diagnostike ose intervenuese, ose mjek në specializim. Anëtarë mund të jenë edhe mjekë të tjerë që pajtohen me Statutin dhe programin e Shoqatës.

Bëhu anëtar

Kryesia.

Kryesia përbëhet nga shtatë anëtarë. Kryetarin e zgjedh Kryesia nga radhët e veta.

  • Prof. Dr. Jeton Shatri

    Kryetar

    Klinika e Radiologjisë dhe Fakulteti i Mjekësisë, Universiteti i Prishtinës

  • Dr. Ardian Bicaku

    Zëvendëskryetar

    Klinika e Radiologjisë, QKUK

Kryesia e plotë

Kontakti.

Email
info@shrk-ks.org
Adresa
Klinika e Radiologjisë
Qendra Klinike Universitare e Kosovës
Prishtinë, Kosovë