Që nga viti 2000

Rreth nesh.

Shoqata e Radiologëve të Kosovës është organizatë profesionale joprofitabile që bashkon, mbi baza vullnetare, mjekët radiologë diagnostikë dhe mjekët në specializim. Ajo punon për përparimin e radiologjisë diagnostike në Kosovë dhe bashkëpunon me shoqatat simotra në rajon dhe në Evropë.

Të dhënat zyrtare.

Të dhënat bazë të Shoqatës.

Emri zyrtar
Shoqata e Radiologëve të Kosovës (SHRK)
Themeluar
19 korrik 2000
Forma juridike
Organizatë joqeveritare, profesionale dhe joprofitabile
Numri i regjistrimit
5100386-1
Selia
Klinika e Radiologjisë, Qendra Klinike Universitare e Kosovës, Prishtinë
Anëtarësia ndërkombëtare
Anëtare institucionale e Shoqatës Evropiane të Radiologjisë (ESR). Verifiko në faqen e ESR (hapet në skedë të re) ↗

Themeluesit.

Shoqata u themelua më 19 korrik 2000 nga:

  • Arben Kutllovci
  • Nagib Elshani
  • Eshref Bicaku

Detyrat e Shoqatës.

Sipas Statutit, Shoqata punon për:

  1. Përparimin e shkencës mjekësore, në veçanti të radiologjisë diagnostike.

  2. Kualifikimin, specializimin dhe përsosjen profesionale të mjekëve.

  3. Ngritjen e nivelit profesional të punës dhe mbrojtjen e të drejtave të anëtarëve.

  4. Mbrojtjen e shëndetit të popullatës, me respektim të etikës mjekësore.

  5. Bashkëpunimin me shoqatat profesionale rajonale, evropiane dhe më gjerë.

  6. Publikimin e punimeve profesionale dhe shkencore.

  7. Organizimin dhe përmirësimin e shërbimeve specialistike radiologjike.

  8. Shfrytëzimin racional të aparaturave dhe hapësirave sipas nevojave të shërbimit shëndetësor.

  9. Bashkëpunimin me Shoqatën e Mjekëve të Kosovës dhe me shkollimin e radiografuesve.

Organet e Shoqatës.

Organet zgjidhen me votim të fshehtë. Puna e Kuvendit dhe e organeve të tjera është publike.

Kuvendi
Organi më i lartë i Shoqatës. E përbëjnë të gjithë anëtarët. Kuvendi zgjedhor mbahet çdo dy vjet, kurse Kuvendi vjetor së paku një herë në vit.
Kryesia
Organi më i lartë ekzekutiv ndërmjet dy kuvendeve. Ka shtatë anëtarë, përfshirë Kryetarin, të cilin e zgjedh Kryesia nga radhët e veta. Përbërja e Kryesisë
Këshilli Mbikëqyrës
Tre anëtarë të zgjedhur nga Kuvendi. Mbikëqyr afarizmin financiar të Shoqatës dhe i raporton Kuvendit.
Gjyqi i Nderit
Tre anëtarë dhe zëvendësit e tyre. Shqyrton çështjet e etikës dhe të disciplinës profesionale; kundër vendimeve të saj mund të ankohet te Kuvendi.